Foto nga mesha

Sociale

Shkodër/ Shenjtërimi i Nënë Terezës, mbahet mesha në ipeshkvin e Sapës në kujtim të shenjtores

5 Shtator, 17:12| Përditesimi: 5 Shtator, 17:16

  • Share

Në ipeshkvin e Sapës u kremtua mesha solemne në kuadër të ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës në katedralën që mban emrin e saj.

Mesha u mbajt nga ipeshkvi italian, Mons Daniele Giannoti dhe ipeshkvi i Sapës Monsinior Simon Kulli.

Dy klerikët u ndalën tek kontributi dhe shembulli i Nënë Zerezes teksa vlerësuan misionin e motrave të saj në zonat e kësaj ipeshkvie kryesisht ne Pukë, ku kujdesen për të semur e të varfër.

Pjesë e meshës ishin dhe shumë persona me aftësi ndryshe të cilët u inkurajuan duke iu kujtuar dashurinë që ka Zoti per ta.

Me pas ipeshkvia e Sapës organizpi dhe një drekë bamirësie për personat me aftësi ndryshe e cila u shërbye nga vetë ipeshkvi dhe klerikët e tjerë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?