Kronikë

VIDEO/ Ishin parkuar pranë banesës, digjen ‘Benz’-i dhe ‘Range Rover’-i i një 35-vjeçari në Shkodër

7 Shtator, 12:37| Përditesimi: 7 Shtator, 13:34

  • Share

SHKODËR- Dy makina në fshatin Prekal të Shkodrës janë djegur orët e para të mëngjesit të sotëm, 7 shtator. Policia e Shkodrës njoftoi se dy mjetet, njëri tip “Benz” dhe një “Range Rover” në pronësi të  35-vjeçarit Eduard Ndou, kanë marrë flakë dhe janë shkrumbuar, ndërsa ishin të parkuar pranë banesës. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit, ndërsa nuk përjashtohet as zjarrëvënia e qëllimshme.

“Rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Prekal, kanë marrë flakë dhe janë djegur dy automjete tip “Benz” dhe “Range Rover”, në përdorim nga shtetasi E. N., 35 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, në afërsi të banesës së tij.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Talebani: 07/09/2025 15:18

    Shume njerez te keqij ndodhen ne ate zone , shteti duhet te mare mas ab ekstreme se perdite vetem te tilla gjer al degjon vrasje dhe dhune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?