Shkodër/ Shmanget tragjedia në Koman, makina e 2 turistëve gjermanë del nga ura dhe varet për minuta të tëra! Banorët i shpëtojnë, flet kryeplaku i fshatit (VIDEO)

20 Tetor, 22:10| Përditesimi: 20 Tetor, 22:18

  • Share

Shkodër- Dy turistë gjermanë kanë shpëtuar mrekullisht këtë mbrëmje në Koman në Shkodrës.

Makina e tyre për pak sa nuk përfundoi në ujë, nga një lartësi gati 30 metra, pasi doli nga ura, në aksin Koman-Vau i Dejës.

Banorë të zonës i erdhën në ndihmë turistëve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Makina ka mbetur për minuta të tëra varur dhe është dashur ndërhyrja e banorëve të zonës dhe autoriteteve vendore, që me ndihmën e mjeteve të ndryshme dhe litarëve ta tërheqin dhe shpëtojnë turistët.

Në vendngjarje ka shkuar edhe Policia vendore për hetimet. Kryetari i fshatit Koman, Frederik Gjoni, tha se ka shumë ankesa për këtë aks rrugor me gropa, pa mbrojtëse dhe pa sinjalistikë.

“Siç e shikoni makina është varur dhe poshtë është 30 metra. Për fat të mirë turistët gjermanë kanë shpëtuar dhe i kemi nxjerrë”, tha ai. Ky aks cilësohet si tepër problematik dhe i rrezikshëm.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 21/10/2024 09:13

    Rruge e cila ka qe ne kohen (50 vjet) kur u be hidrocentrali me i madh i vendit qe nuk eshte vene dore or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?