Task Forca e Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër po zhvillon kontrolle në të gjitha subjektet në plazhin e Velipojës. Këto kontrolle janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me Task Forcën e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellësit.
Qëllimi kryesor është sensibilizimi i të gjithë pronarëve të hoteleve dhe subjekteve të tjera në Velipojë në lidhje me mosshpërdorimin e ujit të pijshëm. Alma Zenelhasani, inspektore e Task Forcës pranë AKUK, tha se këto kontrolle zhvillohen edhe për goditjen e paligjshmërisë për lidhjet e dyta apo edhe mbledhjen e debive për detyrimet e pashlyera ndër vite…
Inspektorja e Task Forcës ka edhe një apel për të gjitha subjektet që të hapin kontratat e reja në rast se nuk i kanë, me qëllim formalizimin si dhe shmangien e masave administrative…
Task Forca e Ujësjellësit Shkodër, së bashku me grupet e AKUK nga Tirana, do të vijojnë këto kontrolle pa ndërprerje në të gjitha zonat turistike të qarkut Shkodër për një përdorim sa më të mirë të ujit, si dhe ndalimin e të gjitha shkeljeve të mundshme në rrjetin e ujësjellësit.
Komente
