Shkodër, shpërndahen 100 pako ushqimore për komunitetin rom! Ndihmat do vijojnë dhe për të moshuarit dhe familjet në nevojë

17 Mars 2020, 19:17
  • Share

Bashkia Shkodër me strukturat përkatëse ka shpërndarë pako ushqimore për shtresat në nevojë në mënyrë që t’i mbështesë në këtë kohë të vështirë për vendin që është në ‘luftë’ me koronavirusin. Gjatë ditës së sotme bashkia ka shpërndarë 100 pako ushqimore për komunitetin rom, duke i informuar edhe se duhet të kufizojnë lëvizjet e tyre.

Masat janë marrë dhe për mbështetjen e të moshuarve, ndërsa administratorët e pallateve iu është kërkuar informacion i hollësishëm në lidhje me jetesën e tyre në mënyrë që të mbështeten me pako ushqimore.

Pjesë e ndihmës do të jenë edhe invalidët, personat me aftësi ndryshe,   Azili i Pleqve, shtëpitë e fëmijëve dhe shtresave në nevojë për t’i mbështetur me asistence dhe ndihma ushqimore.

Gjithashtu kontrollet kanë vijuar edhe me njoftimin e personave të ardhur nga Italia për vetëkarantimin, ku nga 1221 që ndodhen ën Shkodër, kanë ngelur pa u kontaktuar edhe 56 shtetas.


Lajmi kryesor:

Përgatiten pakot ushqimore për pensionistët dhe familjet në nevojë, Xhaçka: Të vetëkufizohemi sot, për më pak plagë nesër


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?