Foto ilustruese

Kronikë

Shkodër/ Shpërthen bombola e gazit, plagoset pronari i banesës! Dërgohet në spital, jashtë rrezikut për jetën

12 Korrik, 18:51| Përditesimi: 12 Korrik, 18:57

  • Share

Shkodër- Pronari i një banese mbeti i plagosur pasditen e sotme si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit që përdorte për gatim.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” të Shkodrës, kurse shkaqet mbeten ende të panjohura, teksa policia vendore ka nisur hetimet. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit A. J., ka  shpërthyer një bombël gazi. Si pasojë është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia pas hetimeve paraprake.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa do merret edhe dëshmia e të dëmtuarit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?