Shkoder - Një sasi eksplozivi shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm (11 nentor) në një banesë në lagjen "Tre Heronjtë' në Shkodër.
Shqiptarja.com mëson se shpërthimi ka ndodhur në derën e banesë së Ardian Fierzës, të cilit në gusht iu vu eksploziv te agjensia funerale.
Në lagjen "Tre Heronjtë", në derën e banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dë e materiale” informoi sot policia e Shkodrës
Në momentin e shpërthimit familjarët kanë qenë në shtëpi. Policia veç dëshmive ka sekuestruar dhe pamjet filmike të kamerave të banesës por dhe zonës përreth.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Më 29 gusht 2024, një sasi eksplozivi u vu tek dera e agjencisë funerale në pronësi të Flora Fierza, e cila sapo ishte hapur. Edhe atëherë shpërthimi nuk shkaktoi viktima por vetëm dëme materiale. 'Shqiptarja.com" publikoi dhe pamjet e momentit kur një person i maskuar afrohet dhe i vendos lëndën plasëse tek dera, si dhe dëmet që kishte shkaktuar shpërthimi në biznes.
Dy ditë më pas policia shpalli në kërkim një 35-vjeçar si autor i vendosjes së tritolit. Policia e Shkodrës informoi se shkak për vendosjen e tritolit ishte bërë një borxh që pronarët e agjencisë funerale nuk i kishin shlyer 35-vjeçarit Bernad Pëllumbaj. I riu, sipas bluve të Shkodrës, rezulton me precedent penal për armëmbajtje pa leje.
Gjykuar nga rezumeja e autorit qe vuri heren e pare eksplozivin,kjo tingellon me shume si gjobe se sa si borxh!
PërgjigjuSka polici ma te kurruptume se ne Shkoder
PërgjigjuOre eshte bere Shkodra si Libani…nuk dihet nga te vjen mo vlla.. Hajde shtet hajde.
Përgjigjulerini te lire se shuajne njeri tjetrin shkoder lezhe dhe fushe kruje
PërgjigjuKtu ka ra shteti ns leni tpakten te jena gjendje menu vetmbrojte gjithsecili per hesap vet
PërgjigjuSHKODRA CITY MAFIA
Përgjigju