Foto ilustruese

Shkodër/ Shpërthim me tritol në Postribë, lënda plasëse u vendos në derën e banesës! Prej vitesh e braktisur

20 Shtator, 07:06| Përditesimi: 20 Shtator, 22:09

  • Share

Shkodër-Një sasi e vogël me lëndë plasëse ka shpërthyer sot ka në oborrin e një banese në fshatin ‘Dragoç’ të Postribës, Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35, informoi sot policia. Lënda plasëse është vendosur në portën e jashtme të banesës së 49-vjeçarit Lulëzim Hasaj.

Rreth orës 05:35, në fshatin "Dragoç", Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh  nuk banon njeri, është  hedhur  një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale., informoi sot policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lali: 20/09/2024 08:06

    Këta kanë dalë nga shinat fare në Shkodër vetëm vrasje , plagosje dhe shpërthime me tritol përditë , ja pafshi hajrin asaj pune o të mjerë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?