Arrestimi i Pëllumb Gjokës/ SPAK vë në sekuestro preventive 390 mijë metra katrorë pyll në Velipojë! Ishin në pronësi të biznesmenit

27 Tetor 2023, 12:16| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 17:01

  • Share

Tre muaj pas arrestimit të biznesmenit Pëllumb Gjoka në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza’ që çoi në pranga dhe prokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita dhe ish drejtorin e Forcës operacionale në polici Oltion Bistri, SPAK vendos në sekuestro preventive një sipërfaqe totale prej 390 mijë metra katrorë të ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë të Shkodrës.  Pëllumb Gjoka, u arrestua më 27 korrik 2023 për akuzën e vrasjes tentativë vrasja, korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal.

Bëhet fjalë për 3 sipërfaqe të ndryshme, përkatësisht secila me: 113.500 m2, 61.470 m2 dhe 215.030 m2, në Pulaj – Plazh të Velipojës, të cilat janë të regjistruara në emrin e babait të biznesmenit, Kol Gjoka.

SPAK bën me dije se nga hetimet ka rezultuar se ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se këto pasuri janë fituar përmes falsifikimit të dokumenteve të kryera nga biznesmeni Pëllumb Gjoka, në bashkëpunim me persona të tjerë.

Më 23 tetor 2023,Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mori vendimin nr 422 për sekuestrimin e pronave të Gjokës dhe familjarëve të tij, ndërsa është ekzekutuar nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, informoi sot (27 tetor 2023) SPAK. 

Pasuritë e vendosura në sekuestro preventive janë
• Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 113.500 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tregëtare …….;
• Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 61.470 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tjetër tregëtare ……..;
• Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 215.030 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të shtetasit K. Gj.

"Nga hetimet e kryera ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se pasuritë e lartpërmendura, janë në pronësi të personave dhe shoqërive të mësipërme janë fituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve të kryer nga shtetasi P. Gj., në bashkëpunim me persona të tjerë"  informoi sot SPAK.

Dosja
 Ndërkohë vazhdojnë hetimet në lidhje me evidentimin e plotë të fakteve penale dhe personave të përshirë në këtë aktivitet kriminal.

Më 27 korrik 2023  u arrestuan Pëllumb Gjoka, Xhevahir Lita, Oltion Bistri, Ardit Hasanbegaj, Asmer Bilali dhe Edmond Preka, shoferi i Pëllumb Gjokës. Operacioni i koduar "Metamorfoza' u realizua pas dekodimit nga francezët dhe belgët të mesazheve në aplikacionit “Sky ECC”,  të cilët fundosën 16 persona, mes të cilëve vetë biznesmenin Gjoka, anëtarë të grupit kriminal të Bajrajve në Shkodër, i zhdukuri Ervis Martinaj, eksponentë të lartë të Policisë së Shtetit, përfshirë kreun e Operacionales, Oltion Bistri, dhe prokurorin Xhevahir Lita. Deri tani gjashtë janë prangosur dhe nëntë persona të tjerë në kërkim.

Sipas hetimeve të gjithë bashkëpunonin si grup i strukturuar kriminal organizuan dhe finalizuan vrasjen e Gjin Boriçit në gusht 2020 në Vau Dejës dhe përgatiten terrenin për të vrarë edhe Ibrahim Licin, Dorian Dulin dhe Genc Tafilin, por nuk ia dolën.

Në veçanti, Pëllumb Gjoka, në dosjen që në atë kohë Report Tv siguroi, rezulton se kishte dijeni për çdo vrasje që do të kryente grupi Bajri, madje ishte autor i porositjes së eliminimit të Klaenth Musabelliut, vrasje edhe kjo e pa finalizuar.

Jo më pak i rëndësishëm në dosje është edhe prokurori Xhevahir Lita, i cili sipas hetimeve në kohën që ishte në Shkodër, kundrejt ryshfetit, liroi nga burgu Behar Bajrin, i cili menjëherë sapo doli nga qelia nisi planet për vrasjet.

. Ndërsa në 3 shtator u arrestua në Francë Behar Bajri. Nga përgjimet rezultoi se biznesmeni Gjoka i kishte ofruar 120 mijë € për ekzekutimim e ish-policit të Burgjeve. Dosja “Metamorfoza” ka edhe një fraksion të dytë, tek i cili besohet se po hetohen dhjetëra efektivë policie të përfshirë me krimin.

Të arrestuarit në kuadër të operacionit  “Metamorfoza”
Korrik 2023

Pëllumb Gjoka, biznesmen
Xhevahir Lita, prokuror
Oltion Bistri, ish-shefi i Operacionales
Ardit Hasanbegaj, ish-polic
Asmer Bilali
Edmond Preka, shoferi i Pëllumb Gjokës
Në shtator 2023
U arrestua  në Francë, Behar Bajri

Procedimi i SPAK me nr 9
SPAK ka në hetim procedimin penal nr. 9 të vitit 2023, regjistruar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 78, 319/ç, 319, 110, 248, 309, 278, 283/a, 333/a, 334, dhe 287 të Kodit Penal.

Lajmi ne perditesim..

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agimi: 27/10/2023 23:16

    o spak po hapi tel e keti krye maskarai dhe do shofesh sa sa krime ka te tjera ne tirane e vlore shikoeni me sa vrases me pages ka ne vlore ky palaco

    Përgjigju
    • Abdi: 28/10/2023 09:42

      Ke vrases ka ne vlore ky?

  • Jeta: 27/10/2023 18:36

    O spaku po ne fier kur do vini se keni ca te forte qe e kan zaptu qytetin ene bashkine bashke me krietarin

    Përgjigju
  • Pet.: 27/10/2023 18:01

    Zoti vonon por nuk harron.

    Përgjigju
  • ZEQOJA: 27/10/2023 16:59

    SPAK ka sekuestruar pasuritë që nuk janë të Gjokës! Pyeteni një herë se kush është Zeqoja në encrochat....

    Përgjigju
  • undertaker: 27/10/2023 16:47

    edhe po doli plumbin e ne balle e ka,,,biles te dali se ne burg eshte i sigurte...

    Përgjigju
    • Delja: 28/10/2023 07:35

      Plumbin ne balle leshin se ky popull asht dele

  • Shkodrani-Belgjike: 27/10/2023 15:38

    Leku haram heret a vonë haram shkon, ke mashtru e ça nuk ke ba, ke ble gjysmen e Velipojes, ka prap shok ky aty Velipoje, grand resorti i metes.

    Përgjigju
  • Gazepi: 27/10/2023 14:58

    Djale ordiner i pa bese e i pa burre. Kurr sdo dalesh me nga burgu. Edhe po dole per ty jeta ka mbaruar.

    Përgjigju
  • Kazino: 27/10/2023 14:54

    Lokal hotel e kazino e cdo gje vazhdon punen normalisht ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?