Kronikë

Shkodër/ Të shtëna në bjeshkët e Munellës! 37-vjeçari: Kemi konflikt me një bashkëfshatar, gjeta tabelë me mbishkrimin ‘Ik se do vdesësh’! Policia gjen 6 gëzhoja

3 Gusht, 10:19| Përditesimi: 3 Gusht, 16:12

  • Share

SHKODËR - Një ditë më parë është qëlluar me armë në Munellë, aty ku ka stanin e bagëtive familja Nikolli nga Spaçi i Mirditës. Erjon Nikolli, 37 vjeç, ka bërë denoncimin në polici. Ai rrëfen për mikrofonin e Report TV se, përpos krismave të armëve, ka gjetur dhe një mesazh: “Ik ose do vdesësh.”

Erjon Nikolli tregon se familja e tij është traumatizuar, përfshirë bashkëshortja shtatzënë.

“Jemi zgjuar dje me krisma armësh. Unë këtu rri me gjithë familjen time, që kam nusen, 2 fëmijët, kam patur dhe kunatën me gjithë fëmijën e vet, nusen e kam shtatzanë. Kemi lajmëruar policinë, ka ardhur policia, kemi shkuar atje ku kanë gjuajtur me armë, kemi gjetur një tabelë ku shkruhej “ik se do vdesësh”. Policia mori dhe gëzhoja armësh. Për të pasur konflikt, kemi një bashkëfshatar që mund të themi se rri këtej. Unë bagëtitë kullos o vëlla. Nuk kam çfarë të them. I bëj thirrje kryeministrit, kryetarit të bashkisë, të gjithë instancave të më japë zgjidhje se kam ardhur vetëm për të punuar. Nga jashtë shtetit, kam ardhur për të investuar gjithë djersën e familjes time, me bagëti. Asgjë nuk po kuptoj”,- thotë Erjon Nikolli.

Ndërkohë, policia e Pukës ka gjetur 8 gëzhoja nga një pushkë dhjetëshe, ndërsa ende nuk ka një njoftim për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

“Ditën e djeshme shtetasi E. N., 37 vjeç, banues në fshatin Spaç, ka kallëzuar se në largësi të Stanit të tij, në bjeshkët e Munelles, në fshatin Mesul, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë të cilët kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja”, njoftoi sot policia.

Në malin e Munellës këtë vit janë vetëm tre stane nga dhjetëra të tillë që kishte dikur, çfarë do të thotë se ka hapësirë të mjaftueshme për kullotat, për të cilat familja Nikolli thotë se ka shkrepur arma.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/08/2025 02:36

    Per kullota jane zene! Shikoni se mos eshte dhe ndonje /parcele/ e mbjelle aty rrotull e qe nuk duhet pare nga barinjte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?