Kronikë

Shkodër, të shtëna me armë në fshatin Drisht të Postribës

19 Prill 2018, 23:26| Përditesimi: 19 Prill 2018, 23:28

  • Share

Rreth orës 22:00 të ditës së sotme është raportuar se në fshatin Drisht janë dëgjuar të shtëna me armë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dhjetra forca policie dhe grupi i FNSH.

Policia ka menduar se mund të jetë një ngjarje kriminale që lidhet për luftën e drogës. Në atë fshat pak ditë më parë policia ndaloi dy mjete me materiale dhe mjete për kultivimin e cannabisit që do transportoheshin fizikisht përmes një ure të vogël drejt Dukagjinit. Pasi ka mbërritur në vendngjarje në Drisht policia ka mësuar se të shtënat kanë të bëjnë me një konflikt familjar.

Dy kushërinj të parë kanë debatuar me njëri tjetrin. Njëri prej tyre ka marrë çiften në banesën e tij dhe ka qëlluar në ajër duke alarmuar banorët dhe policinë. Efektivët kane sekuestruar armën çifte gjahu dhe kanë shoqëruar dy kushërinjtë për të dhënë sqarime të mëtejshme

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?