Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Malësi e Madhe, sekuestrohen 4 gëzhoja! Nuk raportohet për të lënduar

1 Shkurt, 22:28| Përditesimi: 2 Shkurt, 10:13

  • Share

SHKODËR - Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Linaj, njësia administrative Gruemirë, në Bashkinë e Malësisë së Madhe.

Filllimisht u dyshua se ka patur shkëmbim zjarri mes dy personave. Megjithatë menjëherë pas njoftimit në polici rreth orës 20:00, efektivët kanë mbërritur në vendin ku mendohet se ka patur të shtëna.

Është mësuar se kemi të bëjmë me të shtëna me armë zjarri në ajër. Policia ka sekuestruar 4 gëzhoja në cilësinë e provës materiale.

'Rreth orës 20:00, në Sallën  operative të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ka ardhur një telefonatë se në fshatin Gruemirë, është qëlluar me armë zjarri. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë.  Nga veprimet paraprake të  kryera nga  grupi hetimor, në rrugën e fshatit Gruemirë janë  gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja. Po nga verifikimet  paraprake nuk ka persona të dëmtuar e as dëme materiale.', njofton policia

Ende nuk dihen motivet, teksa grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin ku janë raportuar të shtënat dhe po kryejnë hetimet e nevojshme

G.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maloku: 01/02/2025 23:07

    Tymi ju dalte o budallenj me brire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?