Sherri në familje për pak do të përfundonte në tragjedi pasi një 58-vjeçar ka tentuar t'i djegë banesën kushëririt të tij në Shkodër. Pas një sherri banal, 58-vjeçari Klement Pjetri me anë të një bombole gazi, ka tentuar të djegë shtëpinë e kushëririt të tij, shtetasit P. Pjetri.
Fatmirësisht në banesë janë shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Komento