SHKODËR - Një 20-vjeçar u arrestua pasi tentoi të vriste me armë zjarri një 37-vjeçar në ambientet e një lokali.
Ngjarja ndodhi në fshatin Vrakë Shkodër në orën 22:00 pas një konflikti të çastit. Mësohet se konflikti mes tyre ka nisur për shkak të lojës së pokerit.
Klaudio Kurteza, 20 vjeç qëlloi drejt Jasmin Pepajt 37-vjeç por fatmirësisht plumbi nuk e ka kapur në trup.
Pas kësaj ai u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes por pa mundur t'i shpëtojë policisë.
Autoritetet sekuestruan dhe armën e zjarrit të 20-vjeçarit e cila ishte pistoletë me silenciator.
Gjithashtu policia arrestoi Arian Pepajn, 45-vjeç pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja pasi u gjetën një tavolinë pokeri, dy pako letra bixhozi dhe disa çipsa. Edhe vetë 37-vjeçari u arrestua pasi policia mësoi se kishte në pronësi tavolinën e pokerit.
Të dy këta të fundit janë nën akuzën e organizimit të lojërave të fatit. Në lokal u gjetën dhe disa shishe birre pa pullë fiskale, e cila shton një akuzë më shumë për Arian Pepajn, pronarin e lokalit për "Fshehja e të ardhurave“, Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë“.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.