Sociale

Shkodër/ Tregu i Zdrales do kthehet në kompleks pallatesh, tregtarët: Mos na lini pa punë! Beci: Do gjejmë zgjidhje

23 Korrik, 17:39| Përditesimi: 23 Korrik, 17:45

  • Share

Tregtarët e Zdrales në Shkodër protestuan sërish këtë të martë para Bashkisë, pas një shkrese të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë që u kërkon lirimin e hapësirës deri ne fund te gushtit.

Janë rreth 200 tregtarë, të cilët kërkojnë nga Bashkia e Shkodrës zgjatjen e afatit si dhe ndërtimin e një tregu të ri ku ata të mund të vazhdojnë aktivitetin. Ata u priten ne takim nga Kryetari i Bashkisë, Benet Beci, i cili ka shprehur mbështetje dhe është diskutuar për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme për të mos i lënë pa pune.

Në një reagim në rrjetet sociale, kryebashkiaku Beci deklaron se Bashkia Shkodër do të vijojë të jetë një derë e hapur për këtë komunitet dhe se do të shqyrtohen të gjithë mekanizmat ligjorë për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme. Ai shton se janë diskutuar edhe projekte afatgjata për sistemimin e tregtarëve në hapësira të përshtatshme.

Pronari i truallit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka lajmëruar se në vendin e tregut do të ndërtohet një kompleks pallatesh, bazuar në një leje të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Investimi do të kryhet nga biznesmeni Alban Xhaferri, njëherazi president i klubit të futbollit Vllaznia.

R.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loroja: 23/07/2025 20:14

    Edhe tregu i rrubave të vjetra që u dogj në Perash,gjith tregtarët i banë derman vetes,dhe gjith janë duke punuar edhe ju bani derman vetes! se jeni lajmëruar para 4 vitesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?