Kronikë

Shkodër/ Tritol hotelit në Theth, autori i arrestuar: Urdhrin e mora nga burgu! Ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë! Shikoni pamjet (VIDEO + EMRI)

12 Janar, 08:40| Përditesimi: 12 Janar, 15:45

  • Share

SHKODER - Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, është vendosur në katin parë të një hoteli në Theth, që funksiononte si market gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, (12 janar 2025) kur një person, i kapur nga kamerat e sigurisë, është afruar në këmbë ka vendosur lëndën plasëse tek dera e marketit  dhe është larguar.

Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë momentin kur autori me çadër afrohet tek hoteli dhe pasi vë tritolin largohet Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale në hotelin që është në pronësi të shtetasit Çesk dhe Ardjan Breishta

Brenda pak orësh policia arriti të identifikojë dhe të arrestojë autorin e dyshuar Frederik Paplekaj

Frederik Paplekaj u arrestua në Qafë Thore, 30 minuta larg fshatit turistik ndërsa ai është banor i një fshati tjetër.

"Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 39 vjeçarit për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prishja e qetësisë publike” informoi sot policia e Shkodrës.

Gjatë marrjes në pyetje 39 vjecari ka deklaruar se porosinë për vendosjen e tritolit e kishte marrë nga burgu por nuk ka pranuar të japë detaje të tjera. Nga ana tjetër policia dhe prokuroria e Shkodrës  po hetojnë për urdhëruesin e kësaj ngjarje te rendë dhe motivet e saj.

Hetimet për këtë ngjarje vijojnë, ndërkohë pista e parë e hetimit është ajo e një konflikti.

Policia ka marrë në pyetje dhe pronarët e hotelit por ata kanë mohuar të kenë konflikte dhe se nuk e dinë kush fshihet pas shpërthimit. 

Ora 13:08
Tritol hotelit në Theth, pamjet e aksionit të policisë në mes të borës për arrestimin e autorit

Policëve u është dashur të ecin në mes të borës dhe në një zonë të thellë malore për të arrestuar autorin e vendosjes së tritolit në hotelin në Theth.  Policia ka vënë në dispozicion pamjet e aksionit të ndërmarrë gjatë orëve të natës duke u gdhirë 12 janari 2025.

Frederik Paplekaj u arrestua në Qafë Thore, 30 minuta larg Thethit, kur ka tentuar të largohej pasi vendosi tritolin tek dera e katit të parë, që rezulton supermarket, ndërsa rezulton se banonte në një tjetër fshat.

Ora 12:57
Shkodër/ Tritol hotelit në Theth, ja kush janë pronarët (EMRAT)

Sasia e tritolit rezulton të jetë vendosur në katin e parë të hotelit në pronësi të Çesk dhe Ardjan Breishta në Theth. Ngjarja  ka ndodhur rreth orës 01:30, të 12 janarit kur një person me çadër, i kapur nga kamerat e sigurisë, është afruar në këmbë afër hotelit dhe në derën e marketit, ka vendosur lëndën plasëse tek dera e marketit  është larguar.

Kliko këtu për të lexuar ekstraktin

Ora 11:50
Vendosi eksploziv në një hotel në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu

 

Frederik Paplekaj, 39 vjeç, i arrestuar për vendosjen e tritolit në një biznes në Theth, ka deklaruar për grupin hetimor se urdhrin për këtë veprim e mori nga burgu, pa dhënë detaje të tjera.

“Urdhrin e mora nga burgu”, citohet të ketë thënë ai.

 

Ora 09:17
VIDEO/ Eksploziv hotelit në Theth, ja momenti i shpërthimit

Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron videon e momentit kur ndodhi shpërthimi në hotelin në pronësi të  shtetasit Ç. Berishta në Theth.

Kamerat e sigurisë filmuan dhe autorin, një person me çadër i cili i afrohet hotelit dhe pasi vë sasinë e eksplozivit largohet. Policia ka arrestuar autorin, një djalë i ri nga një fshat tjetër.

S.G/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Reti: 12/01/2025 10:20

    Keta kafshe duhen denuar 10vjet e siper,mos te te vije hic keq, te paguaje dhe demet 3fish.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?