Policia e Shkodrës ka arrestuar 30-vjeçarin Petrit Isaj, pasi mbrëmjen e djeshme (19 tetor), u denoncua për dhunë në familje.
Ngjarja ndodhi në lagjen 'Guerile' në Shkodër, ku fillimisht policia mori njoftim për një rast dhune në familje në lagjen Guerile.
Më pas kur punonjësit e policisë shkuan në banesën e Petrit Isaj, ndërsa ky i fundit ka kundërshtuar efektivët duke goditur me thikë në dorë dhe në fytyrë njërin prej tyre, efektin me inicialet K.Ç.
Efektivi u shoqërua fillimisht në urgjencë, ku iu injektua një qetësues, e më pas u soll në komisariat.
"Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku në lagjen “Guerile”, Shkodër, shtetasi Petrit Isaj, 30 vjeç, (person me precedent kriminal), kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe dëmtoi me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë një nga punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, Inspektor K. Ç, të cilët kishin shkuar te banesa e këtij shtetasi pas njoftimit të marrë për dhunë në familje, ju informojmë se: Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Petrit Isaj, 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, njoftoi sot policia.
Petrit Isaj është me precedentë të mëprashme kriminale, pasi ka qenë në vitin 2019 ka qëlluar me breshëri automatiku pranë banesës duke terrorizuar banorët. Gjithashtu ai njihet edhe si përdorues i lëndëve narkotike.