Shkodër/ U dhunua me sende të forta nga fqinji, policia: Arma e efektivit u shkreh në mënyrë të pavullnetshme! AMP nis hetimet

25 Mars, 17:14| Përditesimi: 25 Mars, 20:25

  • Share

1711383343_shkoder.JPG

Policia ka reaguar në lidhje me dhunën  e ushtruar ndaj policit Admir Okaj në afërsi të banesës së tij në zonën e Zdrales në Shkodër. Gjatë konfliktit sicc thekson policia është shkrehur në mënyrë të pavullnetshme arma e policit.

“Gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime”, thuhet në njoftim.   

Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje, po kryen veprime edhe AMP, për të zbardhur rrethanat e përdorimit ose jo të armës së zjarrit, si dhe për të përcaktuar nëse shkrepja e armës ka qenë e pavullnetshme.


Lajmi kryesor:

Dhunohet polici në Shkodër! Fqinji e godet me sende të forta në kokë pranë shtëpisë! Gjatë konfliktit u shkrep arma (Emrat-Video)


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?