Një 62- vjeçar ka humbur jetën, në qytetin e Shkodrës, pasi u përplas nga një mjet.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (29 tetor), rreth orës 23:40, në fshatin Shtoj i Ri, ku Lushë Qokaj, 62 vjeç, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet ende i paidentifikur dhe si pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit në Spitalin Rajonal Shkodër.
Policia vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
Ndërkohë, një tjetër ngjarje ka ndodhur në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’, në Shkodër, ku dy makina në pronësi të një personi janë djegur.
“Rreth orës 03:25, në lagjen "Kongresi i Përmetit", ka rënë zjarr në 2 automjete, tip "Benz ML" dhe "Kiron Ssanyong", në pronësi të shtetasit S. H. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.