Kronikë

Shkodër/ U zbuluan me dron, policia asgjëson 7378 bimë cannabis

12 Qershor 2024, 12:45| Përditesimi: 12 Qershor 2024, 13:04

  • Share

Nga kryerja e kontrolleve intensive me dron policia e Shkodrës zbuloi dhe asgjësoi 7378 bimë cannabisi në njësitë administarative Shllak dhe Temal, në Vaun e Dejës.

Asgjësimi i lëndës narkotike u krye në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, gjatë kontrollit të territorit, në njësitë administarative Shllak dhe Temal, gjetën dhe asgjësuan 7378 bimë cannabisi. 

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.  

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?