SHKODËR- Dy vëllezër janë vendosur në pranga pasi akuzohen se dhunuan efektivët e Forcave 'Shqiponja' në ambientet e Komisariatit.
Në hetim është edhe një 19-vjeçar, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.
Mësohet se incidenti ka filluar në sheshin 'Prek Cali', teksa efektivët e policisë gjatë patrullimit në këtë zonë kanë konstatuar një automjet të cilin e kanë ndaluar për një kontroll, për sende të kundërligjshme.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit (drejtuesi i makinës), ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, informoi sot policia.
Ndërkohë gjatë shoqërimit të automjetit efektivët janë kundërshtuar me forcë nga dy vëllezër, Mateo Docaj dhe Marjan Marku ( Docaj).
29 dhe 38 vjeçari kanë dhunuar Forcat Shqiponja jo vetëm gjatë shoqërimit të makinës, por edhe në ambientet e brendshme të Komisariatit.
"Automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 19 vjeç.
Në momentin e shoqërimit të automjetit, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar me forcë nga shtetasit Mateo Docaj 29 vjeç dhe Marjan Marku( Docaj) 38 vjeç (vellezër), të cilët kanë kryer veprime të dhunshme gjatë shoqërimit të automjetit dhe në ambientet e brendshme të Drejtorisë Vendore", thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Paskan nderruar rolet or teeeejjjjj
Përgjigju