Kronikë

Shkodër/ Transportonin turistë me varka në të zezë në liqenin e Komanit, persona nën hetim

4 Korrik, 14:35| Përditesimi: 4 Korrik, 14:53

  • Share

Shkodër- Pesë persona u vunë në hetim në gjendje të lirë pasi kryenin aktivitete në kalatën dhe në liqenin e Komanit, në kundërshtim me ligjin.

Tre prej tyre transportonin vizitorë me varkë, në liqenin e Komanit, pa e regjistruar këtë aktivitet në organet tatimore.

Dy të tjerë kishin zënë një pronë publike dhe e kishin kthyer në vend për parkimin e automjeteve, me pagesë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në zbatim të planit operacional “Komani”, kanë ushtruar kontrolle në kalatën dhe në liqenin e Komanit, për verifikimin e aktiviteteve që kryhen në këto hapësira.

Nga kontrollet u konstatua se:

- shtetasi R. N. transportonte vizitorë, me varkë, në liqenin e Komanit, pa e regjistruar këtë aktivitet në organet tatimore;

- shtetasit L. M. dhe E. Q., po trasnportonin  secili, 50 vizitorë, me varka, në liqenin e Komanit, pa i pajisur ata me kuponë tatimorë për këtë shërbim;

-shtetasit Z. D. dhe F. D. kishin zënë një pronë publike dhe e kishin kthyer në vend për parkimin e automjeteve, me pagesë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u refruan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve Z. D., 70 vjeç, F. D., 48 vjeç, R. N., 24 vjeç, L. M., 36 vjeç dhe E. Q., 50 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, “Moslëshimi i kuponit tatimor”, “Fshehja e të ardhurave”.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Karmasori: 04/07/2025 14:50

    Kjo histori ndodh gjdo vit në Koman kur shteti nuk funksionon! Ose nuk kanë paguar parat Lleshit dhe ndodh kjo histori.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?