Sociale

Shkodër, vetëm 1 për qind rritet numri i studentëve! Rektori: Regjistrime në drejtësi, financë e infermieri! S’ka interes për mësuesinë

16 Shtator, 16:15| Përditesimi: 16 Shtator, 16:43

  • Share

Universiteti i Shkodrës ka përmbyllur raundin e parë të regjistrimeve për vitin akademik 2025-2026 duke shënuar një rritje modeste prej 1 përqind të numrit të studentëve krahasuar me vitin e shkuar.

Rektori Tonin Gjuraj tha se Drejtësia, Financa, Infermieria kanë trend rritje ndersa degët e mësuesisë si Gjuhë Letersia dhe Fizika po përballen me sfida.

"Unë i bëj thirrje maturantëve të shfrytëzojnë raundin e dytë më 20 dhe 22 shtator, për tu regjistruar programet e tyre të preferuara sepse ka ende kuota te lira. Deri me tani kemi plotesuar 45 per qind te kuotave, perkundrejt 44 per qind qe kishim vitin e shkuar", u shpreh Gjuraj.

Universiteti ka zgjeruar ofertën akademike për Masterin, duke ofruar tre programe të reja: Infermeri Klinike, Marketing Inovativ dhe Cilësi e Ushqimit.

"Programet e reja janë në përputhje të plotë me nevojat e tregut të punës, dhe presim studentë nga Shkodra, Ulqini, Tuzi, Kosova dhe zona të tjera të vendi”, tha rektori.

Gjuraj thekson nevojën për përmirësime ne infrastrukture, duke kërkuar nga Qeveria, kalimin në pronësi të Universitetit të dy godinave, ish-spitali neuropsikiatrik dhe ish-sanatoriumi.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?