Foto ilustruese

Kronikë

Shkodër, vidhet një shumë e madhe parash nga banesa e një ish-mjekeje! Ishin fshehur në dollap, autori hapi derën me çelës! Flitet për mbi 100 mijë euro

12 Shkurt, 21:30| Përditesimi: 13 Shkurt, 00:29

  • Share

SHKODER- Një shumë e madhe parash është vjedhur në banesën e një ish-mjekeje në lagjen "Ura Dervishbeg" në Shkodër. Pronarët, burrë e grua, kanë bërë denoncim sot (12 shkurt 2025) në polici për humbjen e parave, gjatë kohës që ata nuk kanë qenë në shtëpi.

Shuma e vjedhur dyshohet të jetë mbi 100 mijë euro, të cilën e mbanin në një dollap të dhomës së gjumit. Autori, i maskuar, i është afruar në banesë me biçikletë, dhe po me të është larguar.

Nga hetimet rezulton se dera është hapur me çelës, dhe autori ka hyrë brenda krejt i qetë ka mundur të marrë shumën e konsiderueshme të parave

Dyshimet e hetuesve janë për njeri të njohur të familjes, bazuar në mënyrën si është kryer vjedhja pa thyerje, me çelës dhe me informacion të detajuar për vendndodhjen e parave e cila flitet se mund të jetë deri në trefishin e 100 mijë eurove. Blutë po punojnë për identifikimin e tij.

Deri në orët e vona të mbrëmjes së 12 shkurtit policia nuk shpërndau asnjë informacion.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • xxx: 13/02/2025 04:29

    Hajt more se pare e haramit ka qene.Paret e te smuerve nuk I gezon kush kollaj.

    Përgjigju
  • Iris: 13/02/2025 02:54

    Mbahen /OR TEJJ/,kur i ke me origjine te dyshimte e nuk do te japesh shpjegime,apo te paguash taksa per to.

    Përgjigju
  • 1shi: 13/02/2025 00:22

    lekt e populist jan, mos e kerkoni shum

    Përgjigju
  • Or tej: 12/02/2025 22:07

    A mbahen 100mij euro ne dollap or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Or tejj: 12/02/2025 23:28

      Nuk mun i cojne ne banke or teeejjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?