Vihet në pranga një 24-vjeçar nga policia e Shkodrës, pasi iu sekuestruan 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 2 radio si të Policisë. 24-vjeçari ka precedent të mëparshëm kriminal për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë
Në zbatim të planit operacional të hartuar në fillim të janarit, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe të shtetasve me precedent të theksuar kriminal, si dhe për kapjen e atyre që mbajnë apo qarkullojnë me armë zjarri, drogë dhe sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Postriba”. Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga shtetasi J. K., 24 vjeç, banues në fshatin Domen, Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Po ato klubet e skedinace kur do i goditni?
Përgjigju