Shkodër- Vjedhja e bujshme e ndodhur në një banesë në qytetin e Shkodrës ditë më parë, ku ka pasur mbi 100 mijë euro, ka çuar Policinë në gjurmët e 2 autorëve të dyshuar, që pas identifikimit janë shpallur në kërkim.
Mësohet se autorët e dyshuar janë Mikel Gjoni dhe Frederik Shkambi. Janë sekuestruar 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, një sasi kanabisi dhe sende të tjera të kundërligjshme, që u gjetën në banesat e tyre.
Ngjarja ka ndodhur më 12 Shkurt, në një banesë në lagjen "Qemal Stafa" në pronësi të mjekes infeksioniste, Zhaneta Doçi.
Policia vendore sqaroi se u ushtruan kontrolle në banesat e tyre dhe u gjetën prova materiale, një pjesë e tyre që besohet se janë përdorur edhe gjatë vjedhjes në shtëpinë e Genc Doçit.
“Të kërkuarit janë F. Sh., 27 vjeç, (Frederik Shkambi) banues në Shkodër, për veprën penale “vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim dhe M. Gj., 34 vjeç, (Mikel Gjoni), banues në Shkodër, për veprën penale “vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, 5 palë targa dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçarit kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet e dosjes penale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Policia ti hetoj dhe ku i mori mjek 100 mij euro qe i mbante ne dollap sepse ky esht korrupsion i paster
Përgjigju