Shkodër, volejbollistja kanadeze e Vllaznisë zgjedh të jetojë në konviktin e studentëve: Kushte të mira

8 Tetor, 18:08| Përditesimi: 8 Tetor, 18:15

  • Share

Ndryshe nga një vit më parë, konvikti i Universitetit të Shkodrës në këtë sezon të ri akademik ka njohur rritje të numrit të studentëve të akomoduar pranë këtyre ambjenteve.  Sipas të dhënave pranë Ndërmarrjes se Trajtimit të Studentëve në Shkodër ka një rritje të lartë të numrit të akomodimeve, ndërkohë që regjistrimet janë sërish të hapura për ato që duan të shfrytëzojnë këto ambjente.  Vetë studentët, nga Shqipëria por dhe të huaj siç është volejbollistja nga Kanadaja, Amara Ëilliams shprehen të kënaqur me kushtet në konvikt.

“Jam Amara Williams, luaj volejboll me skuadrën e Vllaznisë dhe po ndjek studimet online në Kanada në degën administrim biznes. Jam shumë e kënaqur këtu, kushtet janë komode dhe stafi i konviktit është i mrekullueshëm”, tha Amara Williams.

Me një tarifë minimale prej 5,000 lekësh në muaj, Ndërmarrja e Trajtimit të Studenteve sot me kushtet që ofron ka krijuar një mundësi reale për të rinjtë. Vitin e kaluar në këto ambiente u akomoduan 15 studentë, ndërsa këtë vit janë 67 studentë të regjistruar deri më tani, ndërkohë që pritet që ky numër të kalojë 100 të regjistruar për shkak të kërkesave gjithnjë në rritje.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?