Foto: Klisman dhe Arjon Hasaj
Shqiptarja.com siguron foton e njërit prej vëllezërve, të arrestuar si autorë të vrasjes së Ramazan Matajt më 5 janar 2025 në fshatin Dragoç të Shkodrës.
Viktima dhe autorët ishin banorë të të njëjtit fshat. Sipas policisë vrasja kishte ndodhur pasi dyshohet sëe Ramazan Mataj kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit.
Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës.
Lajmi kryesor:
Zbardhet krimi në Shkodër! I riu u vra nga bashkëfshatari prej 'dashurisë së ndaluar' me të motrën (E futi në kurth me një profil si vajzë)
S.G/SI.E./ReportTv.al