Kronikë

Vrasja e Ramazan Matajt, Gjykata e Shkodrës jep 'arrest në burg' për Arjon dhe Klisman Hasaj! Vëllezërit mbyllin gojën në gjykatë! Mungojnë familjarët

10 Janar, 11:08| Përditesimi: 10 Janar, 11:45

  • Share

SHKODËR - Arjon Hasaj dhe Klisman Hasaj mbetën në burg, pasi Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për dy vëllezërit të dyshuar si autor të vrasjes së 33 vjeçarit Ramazan Mataj, ngjarje e ndodhur në fshatin Dragoç të Postribës më 4 janar 2025.

Dy vëllezërit në seancë gjyqësore nuk kanë deklaruar asgjë. Ndërsa avokati mbrojtës i tyre ka kërkuar masën e sigurisë arrest shtëpie për Klisman Hasaj ndërsa për Arjon Hasaj arrest me burg, pasi nga akt-ekspertini i kryer nga grupi hetimor është çështje e mbyllur dhe faktohen plotësisht gjithë dinamika e ngjarjes dhe se organizator dhe autor i vrasjes është Arjon Hasaj, ndërsa vëllai i tij Klisman Hasaj nuk ka qenë fare i përfshirë në ngjarje.

Nga të dhënat e akt-ekspertimit balistik të përfunduara rezulton se është e njëjta armë e gjetur në oborrin e shtëpisë me të cilën është qëlluar për vdekje Ramazan Mataj. Gjithashtu janë zbërthyer edhe telefonat e Ramazan Mataj dhe Arjon Hasaj si dhe i Klisman Hasaj ku ky i fundit rezulton të mos ketë dijeni fare për ngjarjen dhe planin e vëllait të tij për të eliminuar Ramazan Mataj. Pranë gjykatës nuk kishte asnjë familjar të vëllezërve Hasaj pasi mësohet se tashmë ata janë të ngujuar për shkak të traditës zakonore por edhe nga frika e gjakmarrjes.

Arjon Hasaj më datë 6 janar 2025 është arrestuar nga policia dhe para hetuesve ka pranuar vrasjen e Ramazan Mataj, pasi ky i fundit ka pasur lidhje dashurie me motrën e tyre ku si shkak i kësaj lidhje është divorcuar dy herë, por ka shpërndarë video intime të motrës në rrethin e tij shoqëror.

Pavarësisht se i është kërkuar që të rrinte larg motrës së tyre dhe të mos fliste dhe të shpërndante video e gjëra të tilla, çka sipas tyre viktima ka vijuar për të bërë, dhe ky siç duket ka qenë shkaku që ka çuar deri në planifikimin e ekzekutimit të Ramazan Mataj nga 29-vjeçari Arjon Hasaj baba i 4 fëmijëve.

 

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?