Policia në banesën ku ndodhi vrasja, 27 shkurt

Kronikë

Shkodër/ Vrasja e të riut në oborrin e shtëpisë, policia shoqëron 20 persona! S'ka pistë hetimi

28 Shkurt, 09:54| Përditesimi: 28 Shkurt, 14:12

  • Share

SHKODËR- Mbetet mister vrasja e 20-vjeçarit Pavlin Preka në oborrin e banesës së tij.Policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar deri më tani afro 20 persona të cilët janë komshinj, shtetas që mund të kenë dijeni për viktimën apo edhe të tjerë që njihen si problematikë në zonë.

Të gjithë janë marrë në pyetje ndërsa deri më tani nuk ka asnjë autor të dyshuar të ngjarjes duke mos u identifikuar ende. I riu jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë bashkë me babain dhe vëllain e tij teksa merren me bagëti atje.

Familjarët kanë deklaruar se nuk e kanë idenë se kush mund të jetë autori sepse nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti.

Ka qenë xhaxhai i 20 vjeçarit, Nikollë Preka i cili është personi që konstatoi se nipi i tij ishte vrarë. Viktima jetonte i vetëm në shtëpi ndërsa ushqehej tek familja e xhaxhait që e kishte shumë afër. Pasi e kanë telefonuar disa herë për të ngrënë drekën, i riu nuk i është përgjigjur dhe xhaxhai i tij ka shkuar tek banesa duke menduar se mos ishte në gjumë.

Në ato momente e ka gjetur të shtrirë në oborr teksa mendohet se ngjarja kishte disa orë që kishte ndodhur. Sipas burimeve viktima ka një plumb në gjoks çka i ka kushtuar vdekjen e menjehershme. Xhaxhai ka njoftuar policinë, ndërsa hetimet vijojnë ende dhe nuk ka nje pistë konkrete dyshimi për këtë ngjarje.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?