Kronikë

Shkodër/ Vrasja e Valter Fjerzës në shtator 2023, arrestohet 22-vjeçari! Akuzohet se mbështeti autorin e krimit në Hotin e Ri (EMRI)

8 Dhjetor 2024, 10:34| Përditesimi: 8 Dhjetor 2024, 11:00

  • Share

Shkodër- Policia e Shkodrës ka arrestuar një 22-vjeçar të dyshuar dhe akuzuar si mbështetës të autorit të vrasjes së Valter Fjerzës, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2023.

Arrestimi u bë gjatë finalizimit sot të operacionit të koduar “Bashkëpunëtori”. Kanë qenë forcat “Shqiponja” që lokalizuan dhe prangosën Aleksandër Mëhillin ditën e sotme (8 Dhjetor).

“Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet në rrugë në fshatin Dobraç, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe si rezultat kapën e ndaluan shtetasin A. M., 22 vjeç (Aleksandër Mëhilli), banues në fshatin  Hot i Ri”, bëri me dije policia vendore.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “moskallëzimi i krimit”, “përkrahja e autorit të krimit”, dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

"22-vjeçari ishte shpallur në kërkim i dyshuar si bashkëpunëtor  në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 21 shtator 2023, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, jashtë një lokali, mbeti i vrarë me armë zjarri Valter Fjerza", sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet prerës (thikë) që 22-vjeçari e kishte me vete, kurse materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më 5 Mars të këtij viti u dorëzua në Policinë e Shkodrës i dyshuari si autor i krimit, Klodian Mhilli, 24 vjeç. Një ditë pas ngjarjes së rëndë u arrestua vëllai i autorit, Paulo Mhilli.

Pas krimit në kërkim u shpallën kushërinjtë Klodian Mhlillit, Aleksandër, Luçiano Mhilli si dhe Enton Dushaj.

Ky i fundit u arrestua më 8 Shtator të këtij viti. Kurse Luçiano Mhilli, vëllai i autorit të dyshuar, u kap më 25 Shtator nga policia.

 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?