Kronikë

Pushime tragjike/ Turisti amerikan vret partneren me thikë në Shkodër! Ishte i dehur, krimi në banesën me qira (VIDEO)

2 Maj, 10:26| Përditesimi: 2 Maj, 15:59

  • Share

SHKODËR- Pushimet u kthyen në tragjedi për turisten amerikane Sandra Saporito. 54-vjeçarja u vra me thikë nga bashkëjetuesi i saj, Brendon Saporito 57-vjeç.

Çifti amerikan kishte marrë një banesë me qira në lagjen historike të Shkodrës, Gjuhadol. Mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 10:00, Brendon e qëlloi disa herë me thikë partneren në banesë duke i marrë jetën.

Dyshohet se autori i dyshuar i krimit në gjendje të dehur ka goditur 54-vjecaren me thikë dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës në kushtet e tronditjes psikologjike, duke prerë damarët.

Report Tv siguroi edhe pamjet e momentit kur Brendon Saporito, i gjakosur transportohet me ambulancë drejt spitalit të Shkodrës.

Mësohet se çifti i turistëve ndodheshin në Shqipëri prej pesë ditësh.  Nga profili në Facebook i autorit, shihet se kanë hyrë në Rinas më 27 Mars, ndërsa në foton e publikuar, Sandra Saporito shkruan se kanë mbërritur shëndoshë e mirë në Tiranë dhe ndodhen të ulur në ambietet e një bar kafeje. Ata ishin nisur në drejtim të Shqipërisë nga aeroporti i Miamit, në datën 26 mars. Ndërkohë motivet e krimit mbeten të paqarta. Policia bën të ditur se grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

"Rreth orës 10:15, në rrugën "At Shtjefën Gjeçovi", në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse", njofton policia. 

1746176008_SHKODER.jpg

Autori i mbuluar me gjak

1746174617_shkoder.webp

Foto nga vendi i ngjarjes

1746181088_turistet.jpg

Çifti amerikan

Ora 15:00
‘Kemi rënë në dashuri me Tiranën’, nga ëndrra, drejt krimit makabër në Shkodër! Çifti amerikan kishin planifikuar të largoheshin përfundimisht nga SHBA

1746190550_saporito.jpg

Foto: Sandra dhe Brendon Saporito

Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin e Shkodrës. Një turist amerikan vrau gruan e tij me thikë teksa ishte në gjendje të dehur.

Nga postimet në rrjetet sociale çifti po eksploronte Shqipërinë, ndërsa kishin planifikuar të largoheshin përfundimisht nga SHBA.

Një nga miqtë shkruan në një postim në profilin e autorit më 21 mars: “Shumë i lumtur që unë dhe Jason kaluam natën e fundit me Brendonin dhe Sandrën përpara se ata të nisnin disa aventura të reja të jashtëzakonshme në jetë! U urojmë atyre dhe qenushit të tyre të adhurueshëm Harvey gëzim të pafund, shëndet të plotë dhe përvojat më të mrekullueshme të jetës së tyre! Çfarë fati që ishim bashkë para nisjes suaj”.

Ishte një nisje me zemrën plot ëndrra. Më 24 mars, shesin edhe makinën e fundit dhe përgatiten për një fillim të ri në Europë.

“Po bëhet realitet! Makina u shit dhe nesër është dita jonë e fundit në SHBA para se të lëvizim në Europë! Ndjehem e emocionuar!”, shkruante Sandra në një postim të mbushur me gëzim dhe emocion.

Në rrjetet sociale, 57-vjeçarja ndante detaje për udhëtimin që i priste:

“Fillimisht do të nisim me një tur të ngadaltë në Europë. Do të qëndrojmë disa kohë në Ballkan dhe më pas do të udhëtojmë në Europë, derisa të gjejmë një shtëpi që do të na pëlqejë dhe që do ta blejmë. Do të fillojmë me Shqipërinë".

Më 27 mars, Sandra dhe Brendoni mbërrijnë në Shqipëri. Destinacioni i parë është Tirana, ku kalojnë disa ditë të qeta dhe të mbushura me përjetime pozitive.

“Kemi rënë në dashuri me Tiranën”, shkruan Sandra më 30 mars.

Në çdo foto, në çdo postim, nuk mungon edhe Harvey, qenushja e tyre, pjesë e pandashme e familjes dhe i këtij udhëtimi.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?