SHKODËR – Në kuadër të operacionit “Koordinata”, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Komisariatet në varësi të saj, kanë lokalizuar dhe asgjësuar 12 203 bimë e fidanë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.
455 prej këtyre bimëve narkotike u kapën në Njësinë Administrative Pult, ku për këtë rast, u procedua penalisht inxhinieri i pyjeve, shtetasi me inicialet A. M., për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.
Ndërsa 11 748 bimë narkotike u zbuluan në Njësinë Administrative Temal, Vau i Dejës, ku për këtë rast, u proceduan penalisht për shpërdorim detyre kryeplaku i fshatit Kllogjen, shtetasi me inicialet Gj. G.. dhe 2 vrojtues pyjesh, shtetasit me inicialet P. Sh. dhe F. G..
Policia njofton se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre rasteve.
Komente
