Shkodër, zërat e fëmijëve sfidojnë COVID! Edicioni i 58 i Fstivalit për Fëmijë, me 18 interpretime

8 Nëntor 2020, 19:55| Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 16:58

  • Share

SHKODËR - Qyteti i Shkodrës mirëpriti edicionin e 58 të festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë.

Në sheshin e Shirokës, mes flladit të liqenit, zërat e të vegjelve sollën interpretime dhe emocione të veçanta në një kohë të vështirë për të gjithë ne.

Në skenë u ngjitën 18 interpretime, pasi dy konkurentë u tërhoqën nga gara për shkak se familjarët e tyre rezultuan pozitiv me COVID-19.  

Drejtori i festivalit Kujtim Alija shprehet se pritshmërit janë përmbushur edhe pse në një vit me sfida

Këtë vit festivali u mbajt vetëm një natë dhe pa fitues. Këngët do të hidhen në youtube dhe më e klikuara do të shpallet në fundviti fituese e festivalit.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?