Projekti i studios arkitekturore “Selgascano Architects” nga Madridi është shpallur fituese e konkursit ndërkombëtar për Rozafën e re, duke punuar në tre pamje, Liqenin e Shkodrës, Alpet e Shqipërisë dhe Lumenjtë Buna dhe Drin.
Duke folur për 5 studiot europiane që konkurruan për ndërtimin e Rozafës në Shkodër, kryeministri Edi Rama i pranishëm në konkurs, tha se kjo ndërtesë do të jetë një gjurmë që do t’i shtohet trashëgimisë
“Synojmë të krijojë ikonë të këtij shekulli për Shkodrën e cila është shumë e pasur me momente e gjurmë të historisë.. Është pjesë e një vizioni që kombinon së bashku investimet publike”. – u shpreh Rama.
Rama dha dhe lajmin se aksi Shkodër-Tiranë do të përshkohet për vetëm 40-45 minuta brenda kësaj dekade. Pas aksit Thumanë-Kashar, ai bëri të ditur se për pak ditë do të lidhen edhe kontrata e reja për segmentet e tjera të Korridori nga Kashari në Rrogozhinë e Fier.
Koha e lidhjes së Shkodrës me jugun poshtë do të jetë sa është koha e lidhjes me Tiranën, do të shkohet deri në Vlorë për dy orë”.
'Është pjesë e një vizioni më të gjerë që kombinon së bashku investime publike për Shkodrën dhe këtë territori që shkon lart në Thethin e mrekullueshëm që shtrihet deri në kufirin me Malin e Zi. Patjetër duke konsideruar domosdoshmërinë e një lidhjeje të shpejtë të sigurt të Shkodrës me veriun apo Tiranën dhe jugun kryesore mbetet sfida për ndërtimin deri në Murriqan të Korridorit Blu që ka një segment të përfunduar në aksin Thumanë Kashar por do vijojë me segmente të tjera që do lidhin Balldrenin me Milotin, Murriqanin edhe Balldrenin me Thumanën. Për të gjitha këto i kemi të qartë edhe hapat dhe një pjesë të rëndësishme të punës edhe për projektet e kemi bërë dhe për pak ditë do lidhen kontratat e reja për segmente të reja nga Kashari në Rrogozhinë, në Fier e kështu koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën brenda kësaj dekade do jetë 40 minuta, ndërkohë koha e lidhjes së Shkodrës me jugun do të jetë sa ç’është koha e lidhjes me Tiranën. Deri në Vlorë për 2 orë.'- tha Rama.
Ndërsa përballë kishte kryebashkiakun e Shkodrës Benet Becim, Rama nuk i kurseu ngacmimet për atë të Lezhës, Pjerin Ndreun, për të cilin tha se pavarësisht përpjekjeve, e ka të vështirë ta bëjë Lezhën si Shkodra.
“E ka shumë të vështirë. Por duke parë Shkodrën do i çojë më tej planet e tij ambicioze'',- tha Rama.
Benet Beci vetë shprehu dëshirën e tij të vetme.
'Shpresoj që kjo garë, t’i dhurojë godinë dinjitoze dhe të vërë një gur të rëndësishëm në Shkodrës e së ardhmes.'- u shpreh Beci.
Më tej Rama lajëmroi dhe nisjen e punimeve për akse të tjera rrugore si pjesë të Korridorit Blu, që do lidhin Tiranën me Shkodrën për 40 minuta, e Shkodrën me jugun e Shqipërisë në më pak se 2 orë.
Studiot pjesmarrëse:
Benedetta Tagliabue - EMBT Architects nga Barcelona
Kuehn Malvezzi Architects nga Berlini
Selgascano Architects nga Madridi
Baukuh Architects nga Milano
Piero Lissoni & Partners nga Milano
Studioja arkitekturore “Selgascano Architects” nga Madridi është shpallur fituese e konkursit ndërkombëtar për Rozafën e re.
Pesë skuadra me prestigj në arkitekturë paraqitën përpara jurisë projektidetë për Rozafën e re, e cila do ta ripërtërijë e zgjerojë hotelin kryesor të qytetit, me një kapacitet të ri për Shkodrën që rilind dita-ditës dhe fiton përmasën e re të një destinacioni të Shqipërisë Turistike
Anëtari i jurisë, arkitekti Camillo Rebelo vlerësoi projektet e prezantuara nga studiot arkitekturore.
Për projektin fitues, Rebelo u shpreh se, “jemi shumë të tërhequr nga atmosfera e projektit. Ndjejmë se ka shumë ndikim dhe është entuziasmues. Këto fjongo kanë potencialin të përkufizojnë një shkallë të re urbane dhe mjaft humane. Është e ngurtë dhe e qartë në të njëjtën kohë. Ndjejmë që ka një elasticitet në të gjithë logjikën. Thjesht na pëlqen ky koncept si ikonë, kështu që ju fitoni”.
Përfaqësuesit e studios “Selgascano Architects” nga Madridi treguan se për të ndërtuar projektin e Rozafës së re kishin punuar me tre pamje, Liqenin e Shkodrës, Alpet e Shqipërisë si dhe lumenjtë Buna e Drin.
“Punuam po ashtu me 4 madhësi për ta bërë më të lehtë e më njerëzore këtë kullë“, shprehen ata.
Ata shprehen se kulla është e organizuar në tre blloqe, poshtë pjesa tregtare, apartamentet, dhë më pas hoteli që do të jetë në pjesën e sipërme.
Gjatë fjalimit të tij në Konukursin ndërkombëtar për Rozafën e Re në Shkodër, Kryeministri Rama bëri batuta teksa përmendi emrin e kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreut.
Rama tha se Ndreu po përpiqet ta bëjë Lezhën më të rëndësishme se Shkodra, megjithëse e ka shumë të vështirë.
'Faleminderit të gjithë konkurrentëve të ftuarve ndërkombëtarë, për të ndjekur këtë event historik për Shkodrën. Nga ky event lind gjurma e re për brezin e ri. Falënderoj në mënyrë të veçantë Agustinin brezin e ri të familjes për faktin që u treguan shumë të hapur për të organizuar konkursin që ajo që do bëjnë është investim privat por edhe përpjekje e përbashkët me bashkinë dhe shpresoj të kemi evente të tjerë si ky. do sfidohet më shumë Pjerin Ndreu në Lezhë që ka kohë që përpiqet të kthejë Lezhën në qendër më të rëndësishme se Shkodra. E ka shumë të vështirë. Por duke parë Shkodrën do i çojë më tej planet e tij ambicioze.'
Nuk jam kundër korridorit Blu por bëje pa pagesë ose ndërtoje jashtë rrugës që ka qenë në që të kemi një rrugë alternative pa pagesë siç është në vendet europiane. Nuk shkohet në Europë duke bërë një autostradë mbi rrugen e vjetër siç bërë në Thumanë-Milot ku në vend që të bëhet krahas rrugës vjetër, arnohet mbi të duke bllokuar qytetarët. Pas hapjes së autostradës, në vend që të bëhet një hyrje nga rruga e vjetër për në autostradë, duhet sillesh 15 min nëpër fshatra përreth për t'u fut, kjo është e pa pranueshme.
PërgjigjuE shkaterruan Tiranen e Durresin me kulla,beton,pallate,tani ju qepen dhe Shkodres! Pale sa e respekton ajo kulle rregullin e lartesine urbanistike te qytetit,arkitekturen dhe vjetersine e tij!!E sidomos kur je ne ate rruge ku nga te dyja anet ke ndertesa te vjetra dy-kateshe aq te bukura me arkitekture ballkanike dhe ne sfond ne vend te ishte qielli dhe horizonti i hapur,kane vendosur te ngrene nje kulle si /sore thumb/ qe duket dicka midis nje /spring toy/ per femije dhe nje /layered Pavlova/!Pa,pa sa shkon ajo me arkitekturen vendase,te le pa fryme!
PërgjigjuO ju te mjere qe shkruani kot kjo eshte nje mrekulli per Shkodralocen tone ce doni ate kuti shkrepse te regjimit te vjeter.I lumte kryeministrit dhe Benet Becit
PërgjigjuOre njerez nuk behet fjale me ndertu kulle ne kalane e Shkodres. Behet fjale per hotel " Rozafen" ne qender te qytetit qe duan ta modernizojne nga hoteli i vjeter i ndertuar gjate komunizmit.
PërgjigjuPo pse, pallat ne Rozaf do ndertojn?
PërgjigjuTe hotel rozafa, ne qender te qytetit. Po i bijne kullat e tiranes edhe ne shkoder. Mjere ne!
Ne cdo vend vlerat ruhen sepse me ane te tyre rritet numuri i turisteve qe duan ti njohin nga afer kurse ne Shqiperi veprohet ndryshe atje ne emer te modernizimit pp i vihet kazma cdo gjeje pavaresisht se cfare perfaqeson. Keshtu eshte vepruar ne Tirane ku nuk egziston asgje nga qyteti i dikurshem, ne Durres po shkaterrohen te gjitha monumentet arkeologjike, tani duan te shkaterrojne edhe Shkodren, nuk eshte cudi qe ti vihet buldozeri kalase se Rozafes dhe aty te ndertohet Rozafa Tower sikurse po ndertohet Mali i Tiranes ngrihuni o njerez ndaljuani doren ketyre shkaterrimtareve.
Përgjigju