Fabrika ku ndodhi aksidenti në punë

Kronikë

Vau i Dejës/Aksidentohet në punë, ndërron jetë punonjësi i firmës së peshkut në pronësi të familjes së kryebashkiakut Babani

8 Dhjetor 2020, 16:12| Përditesimi: 8 Dhjetor 2020, 17:17

  • Share

Një punonjës ka ndërruar jetë ditën e sotme në ambientet e firmës së peshkut në Vaun e Dejës. Ilirjan Doçi, 43 vjeç, mendohet se është plagosur aksidentalisht në vendin e punës nga një portë elektrike dhe për pasojë nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve.

Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, por ka ndërruar jetë. Policia e Shkodrës bën me dije se bëhet fjalë për ngjarje aksidentale por po vijon hetimet për zbardhjen e plotë rrethanave.

43-vjeçari punonte në biznesin e familjes së Kryetarit të Bashkisë Vau Dejes, Mark Babani në fshatin Shelqet të Bashkisë Vau Dejës.  

I.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?