Kronikë

Shkodër/Gjendjen dy predha në lumin Buna nga një grup italianësh, pritet shpërthimi në nga forcat e XHENIO-s

7 Shtator 2021, 15:09| Përditesimi: 7 Shtator 2021, 15:31

  • Share

Dy predha janë gjetur në ujërat e lumit Buna në qytetin e Shkodrës. Dy predhat janë gjetur në afërsi të urës së vjetër të Bunës brenda në ujë. Sipas burimeve të deritanishme një grup italianësh të cilët po lundronin në ujërat e lumit Buna kanë arritur që t’i gjejnë dy predhat duke përdorur magnet. Është e paqartë se si grupi i italianëve kanë arritur që t’i gjejnë por menjëherë pasi kanë konstatuar dy predhat kanë lajmëruar policinë vendore të Shkodrës.

Efektivët menjëherë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke bllokuar kalimin e qytetarëve në urën e vjetër të Bunës për të shmangur çdo lloj rreziku. Është ende e paqartë se cilës periudhë i përkasin dy predhat por dyshohet se mund të kenë shumë vite.

Një prej predhave është e përmasave të mëdha ndërsa tjetra është pak më e vogël. Tashmë pritet ardhja e forcave XHENIO nga Tirana për të bërë të mundur demontimin e tyre.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 07/09/2021 16:02

    Nese do te vazhdojne te kerkojne me magnet neper Uren e Bunes do te peshkojne vetem granada, fisheke e arme te heshura qe me 1997 e me vone...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?