Një 35 vjeçar nga fshati Mollaz i Skraparit është arrestuar pasi akuzohet se është autori i vjedhjes së një banesë në fshatin Krajë të Shkodrës. Ngjarja u regjistrua më 21 mars 2024.
Autori i identifikuar si D. Ç., vodhi një shumë parash, disa bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë në banesën e një 47-vjeçareje.
Ndërkohë që policia po vijon punën për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ai.
Dosja i kaloi për hetim prokurorisë së Shkodrës.
Komento