Foto ilustruese

Shkodër/Ishte duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në pranga 40-vjeçari

27 Qershor, 12:58| Përditesimi: 27 Qershor, 13:03

  • Share

SHKODËR-Një 40 vjeçar banues në Shkodër është arrestuar nga policia rrugore pasi po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Po ashtu efektivët e policisë kanë njoftuar se do të hetohet në gjendje të lirë i riu me inicialet J. Z., 21 vjeç, banues në fshatin Kaçë, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. M., 57 vjeç, banues në Shkodër. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi F. M.

Në gjendje të lirë do të hetohet edhe 29 vjeçarja me inicialet K. M., banuese në Shkodër, pasi është kallëzuar nga bashkëshorti i saj me inicialet D. L., banues në Shkodër, se kjo e fundit  së bashku me dy fëmijët e tyre të mitur 3 vjeç dhe 1 vjeç, është larguar te shtëpia e prindërve të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?