Një vajzë 5-vjeçare është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës pasi ka shfaqur shenja të helmimit.
Dërgimi i saj është bërë me varkë nga Oboti drejt spitalit të Shkodrës, pasi banesa në të cilën ndodhej ishte e rrethuar nga uji.
Oboti prej kohësh është i përmbytur nga uji dhe kalimi bëhet vetëm me varkë. Në videon e siguruar nga Report Tv, vajza e vogël mbahet në krah nga një burrë për t'u dërguar me urgjencë drejt spitalit.
Komento