Shkodër/ Përplasen 2 mjete me njëra-tjetrën! Plagoset 7-vjeçari

26 Korrik, 11:47| Përditesimi: 26 Korrik, 11:51

  • Share

Një 7- vjeçar ka mbetur i plagosur pas një aksidenti mes dy makinash në Shkodër, ditën e sotme.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në rrugën “Lin Delija”, ku automjeti me drejtues shtetasin P. Gj. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. C.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një 7-vjeçar, pasagjer në automjetin e shtetases M. C., i cili është dërguar për mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak 

Rreth orës 10:00, në rrugën “Lin Delija”, automjeti me drejtues shtetasin P. Gj. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. C.

Si pasojë është dëmtuar një 7-vjeçar, pasagjer në automjetin e shtetases M. C., i cili është dërguar për mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?