Shkodra vazhdon të jetë një qytet i gjallë, plot vizitorë edhe në përfundim të stines së verës.
Rrugët muzeale dhe atraksionet historike janë plot me turistë, sidomos në fundjave, ndërsa hotelet dhe restorantet raportojnë rezervime të plota.
Turistet vlerësojne bukuritë e natyrës, traditën, atmosferën e këndshme dhe mikpritjen e ngrohtë.
“Kultura dhe rrugët e Shkodrës janë interesante dhe të këndshme për t’u shijuar.”
Për adhuruesit e natyrës, Shkodra ofron mundësi të shumta për hiking.
“Ishim për hiking nga Valbonë në Theth dhe tani u kthyem sërish këtu ne qytet. Eshte shume kendshem.”
Shkodra nuk është vetëm një destinacion sezonal. Që nga fillimi i vitit e deri me tani numërohen 124,856 pesona që kanë viztuar kalanë e Rozafes, duke e bërë atë një nga destinacionet kryesore në vend.
Komente
