‘Shkodra dhe biçikleta, dashni qysh në 1907’, murale nga vajza që zbukuron muret e qytetit (VIDEO)

22 Shtator, 13:41| Përditesimi: 22 Shtator, 13:55

  • Share

Qyteti i Shkodrës njihet përveç trashëgimisë së pasur kulturore dhe historisë që ka, njihet edhe si një ndër qytetet ku përdoren shumë biçikletat.

Marr shkak nga ky simbol i qytetit, një murale e re i është shtuar qytetit të Shkodrës, ku shihet një burrë me një fëmijë mbi një biçikletë.  

Video është shpërndarë nga kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, në rrjetet sociale ditën e sotme, i cili shkruan se muralja është punuar nga artistja Nermin Shurdha.

“Shkodra dhe biçikleta një dashni e përjetshme. Një murale që i shtohet qytetit, me simbolin e qytetit, biçikletën, sjellë nga Bashkia Shkodër në kuadër të programeve për Javën Evropine të Lëvizshmërisë, punuar me mjeshtëri nga artistja Nermin Shurdha”, shkruan ai.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?