Shkodra e turistëve! Kala, det, Liqen dhe alpe: Keni një thesar, njerëzit të dashur

17 Gusht, 15:39| Përditesimi: 17 Gusht, 15:45

  • Share

Nga Italia, Zvicra, Franca, Belgjika e deri nga Amerika, Australia e Hon Kongu i largët dhe jo vetëm, janë turistët që zgjedhin të vizitojnë Parkun Arkeologjik të Shkodrës. Ky destinacion është vizituar nga më shumë se 85 mijë turistë përgjatë muajve janar-shkurt.

Ata kanë zgjedhur të shohin qytetin për historinë dhe vlerat arkeologjike që gjejnë në këtë pikë turistike.

“Jam nga Italia, Trieste. Është hera e parë në Shqipëri. Jam  vërtet shumë e impresionuar. Është vërtet kala e bukur, në një pozicion të mirë. E shijova muzeun, me gjetjet që ka brenda”, tha një turiste.

“Jemi nga Belgjika dhe është hera jonë e parë këtu në Shqipëri! Është mrekulli nga këtu! Është vërtetë unike pamja”, tha një tjetër turiste.

“Vij nga Hong Kongu. Hera e parë këtu. Morëm disa të dhëna të detajuara të kalasë. Mësuam për legjendën e saj,  është  madhështore, shumë e bukur. Këtej është liqeni dhe lumi ndërsa pas nesh, më thanë që kemi alpet shqiptare të cilat janë shumë të bukura”, u shpreh një turist nga Hong Kongu.

Vlerësojnë mikpritjen e njëherazi thonë se edhe vetë shqiptarët duhet të ndihen me fat për bukuritë natyrore që kanë.

“Jemi nga Italia, Roma. Vendosëm të vinim këtu se është një vend i mirë për të shkuar në mal dhe në det. Mund të them se gjëja më e mahnitshme që pamë dje ishte perëndimi i diellit në liqen. Vërtet vend i mrekullueshëm. Nuk mund ta imagjinoni çfarë thesari keni këtu në këtë vend! Edhe njerëzit. Ju jeni të dashur”, u shpreh një turist.

“Vijmë nga Franca. Përshtypja jonë e parë: është vend i këndshëm. Në kala është pamja dhe hapësira. Ju keni mjaft hapësirë, vend i mirë”, u shpreh një turist.

“Jemi nga Zvicra. Po vizitojmë kalanë, e cila është e këndshme. Është mjaft pastër, gjë që është e rëndësishme për ne. Pamja është absolutisht mahnitëse”, tha një tjetër.

Për turistët Shkodra nuk është vetëm një qytet tranzit, por pjesë e një itinerari disa ditor për të shijuar historinë, bregdetin dhe alpet shqiptare.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?