Kultura

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

26 Dhjetor, 14:31| Përditesimi: 26 Dhjetor, 14:50

  • Share

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka pritur në ambjentet e bashkisë, fituesit e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës, Betriçe Gjergji dhe Kolë Laca të grupit Shkodra Elektronike. 

Kënga Zjerm e sjellë me mjështëri nga dyshja shkodrane bëri që e gjithë Shkodra ti mbështeste në këtë sfidë që dërgon Shkodrën në Eurovision. 

Kryetari i Bashkisë Benet Beci, ka uruar artistët dhe i garantuar mbështetje maksimale për pjesmarrjen e tyre ne Eurovision që do të mbahet në muajin Maj në Basel të Zvicrës.

Shkodra elektronike, dhe kënga Zjerm fitoi zemrat e publikut shqiptar duke bërë që Shkodra në vitin 2025-s të ketë emrin e saj në Eurovision, një tjetër hap i rëndësishëm për këtë grup të krijuar në vitin 2018 që pa frikë ka sjellë revolucion në muzikën shqiptare 
 

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?