“Shkodra Elektronike” zgjodhi kalanë e Shkodrës në një mbrëmje të veçantë duke sjellë emocione përmes një koncerti në kështjellën mitike.
Këngët më të mira të grupit që ndezi Eurovisionin u përformuan përpara publikut të pranishëm. Nata kulmoi me këngën e dashur për gjithë shqiptarët, “Zjerm”.
Pas koncertit, dyshja Kolë Lacaj dhe Beatriçe Gjergji treguan emocionet e tyre të mëdha kur këndojnë në Shkodër duke u shprehur se do vijojnë me këngë të reja dhe koncerte gjatë kësaj vere.
Pjesë e kësaj mbrëmje bashkë me grupin “Shkodra Elektronike” ishte edhe kori iso-polifonik i jugut, ndërsa të pranishmit shijuan edhe disa prej këngëve të njohura shkodrane në këtë festë që zgjati deri në orët e vona nën tingujt e muzikës në kalanë Rozafa.
Komente
