Agron Çela, Elisa Spiropali, Benet Beci dhe Edmond Ndou

Shkodra kësaj radhe është beteja më e rëndësishme për PS-në dhe PD!

6 Janar 2023, 18:35| Përditesimi: 6 Janar 2023, 18:37

  • Share

Ka filluar me fibrilitet dhe pse e pa shpallur, fushata elektorale në Shkodër. Nuk do të jetë më si herët e tjera! Nuk do të jetë më si herët e tjera, as për PS-në e cila ka shansin e fundit, por as për PD që edhe kjo ka shansin e fundit! Si shansin e fundit! Po dhe pa u shpallur zyrtarisht kandidatura e Benet Becit në PD dhe te sidomos ajo e Foltores është kuptuar se nuk kanë të bëjnë më me një shaka elektorale si dy radhët e fundit! Jo vetëm se Agron Çela do t’ju marrë disa mijëra vota dhe ja dorëzojë Benetit me sa duket ose politikisht PS-së, por dhe se kandidatit Beci është njeriu që ka punuar plot ditë si me Berishën dhe me Ramën!

Vetë fakti që ka kaluar me to, dhe nuk është djegur ose nuk ka pësuar rrëzim dhe për më tepër nuk ka delire partishmërie të një ekzemplari politik i sëmurë nga politika e përditshme, e bën të rrezikshëm për atë pjesë PD-je që i duhet tashmë të numërojë mirë. Mund të jetë e fundit për PS si pretendim, por e fundit në rrafshin e një regjimi 32 vjeçar të Berishës në Shkodër! Menjëherë kanë filluar ta sulmojnë Benetin për ndonjë vizitë apo lëvizje të tijën në terren nga media pranë Berishës dhe idhtarë personalë të tij se sa të Bardhit sidomos në Shkodrën e indoktrinuar me pathosin post komunist të Berishës që bën (frymëzon) “antikomunizmin” e sëmurë shkodran!

Po sigurisht më të sëmurin, dembelin dhe injorantin filozofik në Shqipëri. Atë pra “antikomunizmin berishian” dhe jo antikomunizmin real shkodran! Ju vjen keq dhe për numrat por ato janë aty, sepse numrat e PS-së janë, atë të Agron Çelës si vota personale janë, të kandidatit të PD-së së vulës janë dhe ndoshta dhe të PSD-së dhe pse në çudi elektorale ( ku do të shkojnë) sërish janë dhe padyshim numrat e Berishës ato që kanë qenë janë!? Nejse, nuk e kam fjalën te numrat se ato do të shikohen nesër, por Shkodra kësaj rradhe është beteja e më e rëndësishme për PS-në dhe PD! Fitorja e Shkodrës për PS-në vlen sa 70% e Shqipërisë kur për Berishën për të jetuar elektoralisht! Por për Shkodrën nuk është kjo filozofi! Për Shkodrën duhet të fillojë ndarja nga “nënkultura politike territoriale dhe provinciale” me marrëzinë “bazen” dhe bastion i PD-së ose Stalingradi i Berishës”!

Shkodra kujton se është “Nurembergu (disa idiotë e dinë të tillë) , kur në fakt, në saj të Berishës është Stalingradi ku shkatërrohet gjithshka vetëm të ruhet emri i Stalinit dhe jo Vollgograd! Pra të ruhet emri i Berishës dhe jo i Shkodrës. Kjo është kulturë subpolitike teritoriale periferike. Po kush është kultura politike? Tema e kulturës politike të çon në vetë origjinën e mendimit politik perëndimor, pra në humanizmin klasik dhe mosmarrëveshjet në lidhje me themelet e ligjit dhe marrëdhëniet midis ligjeve dhe zakoneve. Në lidhje me temën e fundit, e cila përshkon të gjithë mendimin politik klasik dhe mesjetar, teoria politike moderne ka identifikuar dy drejtime të ndryshme: e para mbledh trashëgiminë skolastike dhe numëron ndër ithtarët e saj Thomas Hobbes (1588-1679) – dhe në një tjetër mënyrë David Hume (1711-1776) -, duke argumentuar se një qeveri efektive presupozon, në radhë të parë, institucione të forta. E dyta lidhet me Niccolò Machiavelli (1469-1527), Montesquieu (1689-1755) dhe, më vonë, me Tocqueville (1805-1859) dhe beson se një qeveri efektive duhet të bazohet gjithashtu në frymën publike të qytetarëve. Përdorimi i shprehjes ‘kulturë politike’ në shkencën empirike politike ndodh vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, në kontekstin e analizës krahasuese të sistemeve politike.

Në vitin 1963 Gabriel Almond dhe Sidney Verba publikuan Kulturën qytetare, studimi i parë empirik i përqendruar në kulturën politike, një përpjekje ambicioze për të krahasuar pesë demokraci të ndryshme perëndimore (Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Meksika, Italia dhe Gjermania), bazuar në të dhënat e sondazhit. Kurse nënkultura (subculture) politike territoriale periferiko – provinciale si lëvizje horizontale dhe vertikale në Shkodër, është tragjike në fakt për të dhe sidomos zhvillimin e saj! Edhe nëse nënkulturat politike territoriale nuk mund të konsiderohen në mënyrë reduktive si zona elektorale homogjene, homogjeniteti i votës megjithatë mund të përbëjë një tregues të rëndësishëm të pranisë së nënkulturës, pasi manifestimi i votës përbën një akt përfundimtar të një rrjeti të gjerë marrëdhëniesh ndërpersonale. .

Elementët themelorë të nënkulturës politike territoriale janë: a) prania e një lokalizmi tendencë, që rrjedh nga qëndrueshmëria e thyerjes qendër-periferike në sistemin politik kombëtar. Shkodra ka bërë gjithmonë “kundrapedalin” politik! Po po, gjithmonë dhe është zakon i saj! b) ekzistenca e një rrjeti shoqatash të përhapur dhe me orientim ideologjik! Në Shkodër deri para disa kohësh të gjitha shoqatat lëpinin dhe lëpiheshin nga PD! Shpalleshin dhe antikomuniste dhe pse quheshin të pavarura. Sot ka ndryshuar disi. c) Vazhdimësia e ndjenjës së përkatësisë ndaj një zone të caktuar politike e hapësinore dhe ndaj rrjetit asociativ që e përfaqëson dhe e mbron atë. Vetëm Shkodra e ka bërë këtë marrëzi si nënkulturë (subculture) politike dhe elektorale. d) Vazhdimësinë e një sistemi politik lokal të dominuar nga një forcë politike specifike, e aftë për të integruar interesat e ndryshme në nivel vendor dhe për t’i përfaqësuar ato në pushtetin qendror.

PD në Shkodër e ka bërë prej vitesh këtë dhe PS i është nënshtruar me anën e njerzve përfaqësues të saj! Sot PD nuk është më e zonja dhe ka vetëm një frymë ( gurmaz) të mbetur. dh) Diversiteti dhe kompetiviteti religjonar me histori të afërt persekutimi. Në Shkodër si askund tjetër në Shqipëri religjoni ( te shtresa poshtë jo në institucionet e tij) vetvetiu ka preferencë dhe pse nuk e shpall. l) Instiktiviteti i fuqishëm i kujtesës kolektive të përndjekjes ndaj regjimit të kaluar! Ky instikt në Shkodër është zotëruar me perversitet nga Berisha, është shfrytëzuar për eksperimente me spiunë dhe shërbëtorë të diktaturës, sipër kokave të të persekutuarve!

Sot Shkodra duhet ti largohet nënkulturës politike periferike apo territoriale dhe po të doni provinciale! Nuk vlen më ajo kulturë e cila e ka rrënuar. E ka nxjerrë akoma më në periferi se regjimi komunist! Ky është dhe momenti fibril dhe do të shohim se si do të luajnë aktorët dhe faktorët deri në ditët e zgjedhjeve.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alqi: 06/01/2023 20:14

    Beteje e Shkodres shume simbolike sepse do te tregoje fuqine reale te mafies politiko-kriminale neokomuniste: A do te jete ajo ne gjendje te konkretizoje aksiomen qe korrupsioni i madh korrupton gjithshka? Per te ardhur keq qe propoganda staliniste neokomuniste perdore epopene negative te saj per tiu kundervene ...vetvetes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?