Shkodra konkurs për drejtuesit e institucioneve kulturore, juria: Vizion i ri i kulturës dhe qytetit

26 Shtator 2023, 17:25| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 17:35

  • Share

Teatri “Migjeni” në Shkodër mirëpriti për herë të parë një konkurs publik për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të institucioneve kulturore të qytetit.

Organizuar nga Bashkia Shkodër në sallën e teatrit të qytetit konkurrentet shpalosën vizionet e tyre për drejtimin e institucioneve të rëndësishme si Qendra Kulturore e Fëmijëve "Kujtim Alija," Drejtoria Ekonomike e Kulturës dhe Teatri “Migjeni”.

Në garë për Qendrën Kulturore të fëmijëve janë Anton Kaftalli dhe Orjeta Kelaj. Për drejtorinë Ekonomike të kulturës Ledia Dushi, ndërkohë që për Teatrin Migjeni garojnë tre personazhe si Albri Brahusha, Arjan Çuliqi dhe Sara Smaja. Për anëtarët e jurisë përzgjedhëse Altin Basha dhe Mjeshtren e madhe aktoren Zyliha Miloti çelja e këtij konkursi shënon një vizion dhe hap pozitiv në zgjedhjen e figurave drejtuese të institucioneve kulturore por ende mbetet shumë për t’u bërë në drejtim të fondeve që i akordohen artit dhe kulturës.

“U ndjeva i respektuar që u thirra në rolin e ekspertit gjykues dhe për të dhënë mendimin tim mbi konkurentët. Në shkodër është hera e parë Mendoj se i shërben kulturës së qytetit dhe krijon një frymë shumë pozotive në paraqitjen e ideve,por krijon dhe një lloj modeli të kulturës transperence në Shqipëri për çdo lloj konkursi të kësaj natyre. Çështjet buxhetore janë të lidhura me organet e varësise dhe normalisht kjo lidhet dhe me drejtuesin e institucionit.”- tha Altin Basha.

 “Ky është një ndër rolet e mia më të vështira në këtë pozicion si juri. Teatri ynë është i shkëlqyeshëm dhe nuk e gëzon kot titullin “Nderi i kombit” dhe njësoj si titulli meriton të ketë një drejtues të mrekullueshëm. Unë uroj që të fitoj më i miri.”- tha Zyliha Miloti.

Emrat e drejtorëve të propozuar për Qendrën Kulturore të Fëmijëve "Kujtim Alija" dhe Drejtorin Ekonomik të Kulturës pritet të bëhen publike në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, ndërkohë që për drejtuesin e Teatrit “Migjeni” do të propozohen dy emra për miratim nga Këshilli Bashkiak Shkodër.

Organizuar për herë të parë, konkursi shënon një vizion të ri për zhvillimin e institucioneve kulturore në Shkodër dhe një përkushtim ndaj promovimit të artit dhe kulturës, në djepin e qytetit të kulturës.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?