Nelson Hysa në ring

Shkodra kryeqendra e boksit, përmbyllet 'Fists of Fire 2'! Nelson Hysa mbron titullin WBF, dominojnë sportistët kuqezi

31 Mars, 15:33| Përditesimi: 31 Mars, 16:13

  • Share

SHKODËR - Kryeqendra e veriut, Shkodra u kthye dje në mbrëmje edhe në kryeqendrën e boksit. Eventi "Fists of Fire 2" u zhvillua me sukses në Pallatin e Sportit "Qazim Dervishi", ku të shumtë ishin personalitetet e pranishëm si edhe tifozët.

Në ring u zhvilluan tetë duele, me shqiptarët që ia dolën të triumfonin. Mbrëmja u hap me fitoren e vlonjatit Rexhildo Zeneli, që mposhti gjeorgjianin Vladiemr Janezashvili. Më pas Ani Haxhillari mundi Java Memisishin.

Në përballjen e tretë shkodrani Bekim Vjerdha fitoi pasi rivali Aleksander Kuvac u tërhoq. Edhe Denad Drini fitoi ndaj Nkululeko Llhongo. Sukses edhe për Gelian Rajkun, që mundi Kabil Touolaui.

Më pas ishte radha e tre ndeshjeve më të forta, aty ku Arjon Kajoshi doli fitues pasi rivali Orien Padilla u tërhoq para kohe nga gara. Kështu Kajoshi ka merituar titullin "World Super Middle" në federatën Botërore të WBF.

Dueli më i nxehtë, ai mes Nelson Hysës dhe Lukas Ndafoluma u fitua nga shkodrani, që mbrojti titullin "WBF Internacional".

Në këtë event i pranishëm ishte edhe kreu i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, si edhe deputetë të Kuvendit. Gjithashtu prezent në "Qazim Dervishi" ishte edhe kreu i KOKSH, Fidel Ylli dhe ai i Federatës Shqiptare të Boksit, Florend Kalivopulli.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?