Shkodrës që nga e hëna i është shtuar një korsi e re biçikletash nga Parruca në drejtim të lagjes së Rusit. Për të parë nga afër punimet në ndërtimin e kësaj korsie, Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka inspektuar vetë punimet.
Ai është njohur me ecurinë e punimeve dhe projekti që përfshin rritjen e sigurisë së përdorimit të rrugës nga banorët e qytetit, ku në jo pak raste ka pasur edhe aksidente.
"Është menduar që gjatësia të jetë 2.5. Trotuari është shumë i gjerë. Kjo ka rëndësi se do të dali në rreth rrotullim”, tha Altin Salihi, drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike.
“Çdo fëmijë apo çdo i rritur do të ketë mundësinë të ketë rrugën e vetë të biçikletave. Brenda të gjithë unazës së brendshme të Shkodrës do të kemi rrjetin e biçikletave, që çdo njeri të lëvizi me biçikletë në mënyrë më të sigurt të mundshme”, tha Benet Beci, kryebashkiaku i Shkodrës.
Gjatë këtij inspektimi ai ka marrë edhe përgëzzimet nga përdoruesit e bicikletave, të cilët kanë edhe një apel për Policinë për largimin e motorrëve nga këto korsi që janë rrezik për ta.
“Keni bërë gjënë më të mirë për ne’, tha një qyetar i Shkodrës.
Kryetari i Bashkisë Shkodër u shpreh se kjo ndërhyrje vjen si proces i krijimit të unazes së korsive të bicikletave që e kthen Shkodrën në një qytet unik për këtë shërbim ndaj banorëve, ndërsa u shpreh se puna për korsitë është e integruar edhe me planin për krjimin e parkimeve të mëdha për automjetet.
“Kemi bërë edhe planin e mobilitetit i cili tregon se si bëhet invenstimi në rrugët e biçikletave. Plani është që brenda unazës të Shkodrës të kemi rrjetin e biçikletave. Kushdo shkodran që ka biçikletë të lëvizi në këtë rrjet dhe mos të eci në rrugën e makinave. Po punojmë shumë për këtë sistem. Së shpejti Shkodra do jetë unik jo vetëm si nga biçikletat, por edhe nga siguria e rrugës së biçikletave. Kjo do të shoqërohet edhe me parkimet, por sigurisht do të bëhen avash avash”, tha Benet Beci.
Korsia e re e bicikletave nga Parruca në lagjen Rus ka një gjatësi prej 1,3 km dhe përshkon qendrën e qytetit deri në fund të lagjes Rus. Kjo ndërhyrje është bazuar në planin e mobilitetit të hartuar nga ekspertë të huaj në bashkëpunim me specialistë të Bashkisë Shkodër që ka në themel rritjen e sigurisë së përdoruesve të rrugës dhe shmangien e trafikut.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Prandaj është rritur siguria ... 3 të vrarë në aksidente vetëm dje....
Përgjigju